Roja bregdetare italiane ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke në lidhje me tragetin e linjës Greqi-Itali, i cili u dogj mëngjesin e sotëm pranë ujërave të ishullit Korfuz.
Roja bregdetare italiane raporton shumë pasagjerë janë shpëtuar.
“Roja bregdetare është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke që po marrin pjesë në shpëtimin e tragetit të djegur në brigjet greke. Mjetet ajrore dhe detare janë përgatitur për të mbështetur operacionet, “ tha roja bregdetare italiane.
Ndërkohë dy pasagjerët e bllokuar nuk janë gjetur akoma nga autoritetet greke, ndërsa raportohet për 10 të zhdukur. Informacionet e para vijnë pas numërimit paraprak të personave që kanë dalë në breg, 278 në total nga 290 që ndodheshin në bord bashkë me ekuipazhin.
Të mbijetuarit e anijes që u përfshi nga flakët pritet të mbërrijnë në Korfuz me tre mjete. A ty roja bregdetare ka evidentuar 4 pika ku do të bëhet identifikimi i tyre për të pasur një raport më të saktë të të zhdukurve./abcnews.al/