Kryeministri Edi Rama u shpreh se shërbimi shëndetësor tashmë është në një tjetër nivel. Rama nënvizoi se pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten.
Kryeministri theksoi se Shqipëria e vitit 2030 do të jenë një vend me një shërbim të transformuar shëndetësor.
“Tani po punojmë me ministren për të sjellë robotë për operacionet. Kemi të gjitha arsyet të ndjehemi të inkurajuar dhe optimistë. Kemi shumë arsye konkretë për të besuar se Shqipëria e vitit 2030 do të jetë një vend me një shërbim shëndetësor që do t’u krijojë të gjitha shqiptarëve kushtet psikologjike. Jam i bindur që me investime të tjera edhe në sektorin privat shëndetësor ta bëjmë pjesë të industrisë tonë turistike. Këto gjëra i kemi pasur në vizionin tonë, i kemi ëndërruar. Kur i kemi thënë më parë, shumëkujt i jemi dukur sikur po tallemi apo gënjejmë. Historia dhe rruga jonë është ndryshe. Ne jemi kuti për të bërë 100 fish për të merituar besimin e njerëzve. Nëse sot mjekët janë të mirëpaguar në krahasim me ku ishin, unë do t’u them mjekëve se nuk keni parë gjë akoma në krahasim me pagat. Nuk jemi të lumtur dhe nuk e kemi fjetur mendjen se këto janë pagat e mjekëve dhe hajde se folim nga viti 2040. Jo. Do të bëjmë çmos që pagat të vijnë duke u rritur”, ka thënë ndër të tjera Rama.
/abcnews.al/