Robert F. Kennedy Jr. pezullon fushatën si kandidat i pavarur, njofton mbështetjen për Trump

schedule21:34 - 23 Gusht, 2024

schedule 21:34 - 23 Gusht, 2024

Robert F. Kennedy Jr. njoftoi të premten se po pezullon fushatën e tij si kandidat i pavarur dhe se do të mbështesë ish presidentin Donald Trump. Duke folur nga Arizona, ai tha se emri i tij do të ishte në fletët e votimit në shtetet ku nuk do të ndikojë në garë.

“Dua që të gjithë ta dinë se unë nuk po e ndërpres fushatën time. Unë thjesht po e pezulloj dhe nuk po i jap fund”, u shpreh ai.

“Në zemrën time nuk besoj më se kam një rrugë realiste të fitores elektorale përballë kësaj censure dhe kontrolli mediatik të pamëshirshëm, sistematik. Kështu që unë nuk mund, me ndërgjegje të pastër, të kërkoj nga stafi dhe vullnetarët e mi të vazhdojnë të punojnë me orar të zgjatur, ose t’u kërkoj donatorëve të mi të vazhdojnë të japin kur nuk mund t’u them sinqerisht se kam një rrugë të vërtetë për në Shtëpinë e Bardhë”, shtoi Kennedy.

Ai vazhdoi të shpjegoi se çfarë e shtyu atë të hynte në garë, të largohej nga Partia Demokratike dhe t’i jepte mbështetjen ish presidentit Donald Trump, që synon sërish të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Tre kauza të mëdha më shtynë të hyj në këtë garë në radhë të parë, në radhë të parë, dhe këto janë shkaqet kryesore që më bindën të largohem nga Partia Demokratike dhe të kandidoj si i pavarur dhe tani të jap mbështetjen time për presidentin Trump”, u shpreh ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!