Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“RMV, tendencë për të përjashtuar shqiptarët”/ Analisti: Kjo qasje sjell probleme për marrëdhëniet dypalëshe!

schedule17:24 - 27 Shkurt, 2026

schedule 17:24 - 27 Shkurt, 2026

MAQEDONIA E VERIUT- Analisti Xhelal Neziri, ka komentuar zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, marrëdhëniet me Shqipërinë, si edhe vizitën e Presidentit Bajram Begaj këtë të premte.

Gjatë intervistës, në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Neziri u shpreh se në Maqedoninë e Veriut është e lartë tendenca për të përjashtuar shqiptarët dhe sipas tij kjo qasje sjell probleme për marrëdhënie dypalëshe.

“Pritja e zotit Begaj është bërë me nderime më të larta shtetërore dhe porositë e zotit Begaj ishin edhe për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Përfaqësimi i denjë në institucione nënkupton elementin e shtet-formësisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nga qeveria aktuale, ka një tendencë që Maqedonia e Veriut të perceptohet se shqiptarët të mos jenë partnerë në qeverisje të shtetit dhe kjo mendoj se rrezikon marrëdhënie jo të mira brenda vendit por shkakton edhe marrëdhënie jo të mira me Tiranën zyrtare”, tha ai.



Më tej u shpreh se shqiptarët nuk janë minoritet në Maqedoninë e Veriut dhe ndaj është e rëndësishme që të ketë konsolidim duke dhënë edhe një mesazh për partitë politike shqiptare që të luajnë një rol më të rëndësishme dhe të punojnë për interesat e të gjithë qytetarëve.

“Partitë politike shqiptare duhet të konsolidohet, edhe në aspektin programor ideologjik. T’u bëhet me dije se ata që marrin pjesë në pushtet nuk janë aty vetëm për të kënaqur militantët e tyre, por për artikuluar interesin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Edhe opozita duhet ta kenë të qartë se janë aty për ë kritikuar drejtimin e shtetit, hartimin e politikave sepse u takon të gjithë qytetarëve njësor dhe nuk është ekskluzivisht i një etnike”, tha ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!