Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rivlerësimi i pronave/ Ekonomi tregon detaje: I gjithë viti që vjen në dispozicion të këtij procesi

schedule20:42 - 7 Nëntor, 2025

schedule 20:42 - 7 Nëntor, 2025

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, e ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, ka bërë të ditur se gjatë gjithë vitit të ardhshëm qytetarëve do t’u jepet mundësia për të kryer rivlerësimin e pasurive.

Sipas Ekonomit, kjo nismë do të zgjasë 12 muaj dhe synon të lehtësojë qytetarët, por edhe të forcojë sistemin e administrimit fiskal të pasurive në vend.

“Deri tani, është 12 muaj, i gjithë viti që vjen, do t’u jepet mundësia qytetarëve që të bëjnë rivlerësimin e pasurive.

Ajo shtoi se kjo periudhë shërben për të përmirësuar kadastrën fiskale, duke e bërë më funksionale dhe më të besueshme për qytetarët dhe institucionet.

“Kjo është një nismë që ka nisur edhe nga Kuvendi vitin e kaluar, ju la një kohë e përshtatshme ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme që të bënin një vështrim të mirë mbi territorin, mbi infrastrukturën tonë ndërtuese, që të vinin me një propozim konkret dhe të fuqizohej më shumë kadastra jonë fiskale”, shtoi Ekonomi.

Nisma e re për rivlerësimin e pasurive pritet të ndihmojë qytetarët që të përfitojnë nga vlera reale e pronës së tyre, si dhe të krijojë një bazë më të saktë për administrimin fiskal dhe urbanistik në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!