Rivali i Bashës për PD-në, Agron Shehaj: Më ftoi ambasadorja amerikane, çfarë biseduam

schedule20:20 - 1 Qershor, 2021

schedule 20:20 - 1 Qershor, 2021

Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj shkruan në një postim në Facebook se ka zhvilluar një bisedë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, me ftesë të saj. Rivali i Lulzim Bashës për të marrë drejtimin e PD-së shprehet se SHBA ka qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen.

Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992.

Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen” shkruan ai.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor./db/  Abcnews.al