Rivaldo ka mbetur shumë i lidhur me Barcelonën dhe nuk përton kurrë të analizojë situatën te ish-ekipi ku fitoi “Topin e Artë”. E ardhmja e trajnerit Quique Setien është në rrezik dhe braziliani, në një prononcim për Betfair, zbulon se katalanasit duhet të bëjnë ndryshime në stol.
“Çështja e momentit te Barcelona është nëse do e ndërrojnë trajnerin para ndeshjes së kthimit me Napolin në Champions League apo të presin edhe pak. Këto ditë nuk do të jenë aspak të lehta për presidentin Bartomeu.
Unë e mendoj në këtë mënyrë: tifozët dhe media nuk besojnë më te Setien dhe stili i tij i lojës. Kjo e përforcon idenë që Barcelona ka nevojë për një trajner të ri, që në këto momente“, deklaron braziliani. /abcnews.al