“Rival që donim ta shmangnim”, Rodrygo para sfidës ndaj “Qytetarëve”: Irrituese të luash ndaj tyre

schedule17:16 - 9 Prill, 2024

schedule 17:16 - 9 Prill, 2024

Mbrëmjen e kësaj të marte rikthehet UEFA Champions League, me kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë, që tashmë ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, atë të çerekfinalve, teksa dy sfidat e para që do të luhen pritet të jenë spektakolare, teksa me “Galaktikët” e Real Madrid, që do të presin “Qytetarët” e Manchester City dhe “Topçinjtë” e Arsenal, që presin “Bavarezët” e Bayern Munich.

Para kësaj sfide, një koment të shkurtër e ka bërë edhe “fantazisti” brazilian i sulmit, Rodrygo, i cili gjatë një interviste, për prestigjiozen britanike, “The Guardian” është shprehur se ishte një përballje, të cilën donin ta evitonin, që në këtë fazë, teksa i ka konsideruar “Qytetarët”, si një skuadër irrituese në fushën e blertë.

“Ishte një rival që dëshironim ta shmangnim, por shorti i tillë ishte. Ata janë një skuadër që luajnë një futboll të shkëlqyer. Janë një skuadër që parapëlqejnë të luajnë me topin nën kontroll. Është irrituese të luash kundër tyre, por besoj tek ekipi im”,- u shpreh gjatë intervistës “fantazisti” brazilian, i cili pritet të jetë titullar i padiskutueshëm, në sfidën e mbrëmjes. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!