Lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme dhe, pa dyshim, për të duhet një kujdes shumë i veçantë. Këshillat për të janë të panumërta, por rituali që të mbron nga plakja është pothuajse i njohur nga të gjithë.
Por ajo që është e rëndësishme është kujdesi që duhet të tregojmë përpara se të shtrihemi për të fjetur, sepse disa gabime mund të jenë fatale për ne dhe që mund të na çojnë në plakje në moshë shumë të re.
Prandaj përpara se të shkoni në gjumë, dedikojini pak kohë fytyrës.
1.Patrojeni fytyrën
Mos flini me make- up. Nëse fytyra juaj nuk është e pastër, rigjenerohet më ngadalë, ndërkaq kjo do të rezultojë me shfaqjen e shpejtë të rrudhave. Patjetër hiqeni grimin para se të flini gjumë dhe në këtë mënyrë pengoni plaken e parakohshme të lëkurës dhe shfaqjen e qeskave në gropat e syve.
2.Ushqejeni fytyrën
Para se të shkoni të flini, patjetër lyjeni fytyrën tuaj me kremin hidratues, ushqyes, i cili, përmban në vete antioksidante.
Tregoni kujdes të veçantë për buzët
Lëkura e buzëve është e hollë dhe e ndjeshme, prandaj është me rëndësi ta hidratizoni para se të shkoni për të fjetur. Lyeni buzët çdo mbrëmje me balsam në mënyrë që të mos jenë të thata./abcnews.al