Ritme dramatike, për 6 ditë koronavirusi mori rreth 100 jetë në Kosovë

schedule07:36 - 22 Nëntor, 2020

schedule 07:36 - 22 Nëntor, 2020

Për gjashtë ditë 95 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë. Gjatë kësaj jave, numri i vdekjeve nga Covid-19 ka qenë mbi 10 persona për 24 orë. Kosova theu rekordin e viktimave në ditën e shtunë, me 19 jetë të humbura për 24-orë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së djeshme ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pasi klinikat dhe spitalet janë të mbushura e personeli shëndetësor është angazhuar maksimalisht, shkruan Ekspres.

I njëjti institucion njoftoi masat e reja për komunat e Kosovës, për kategorizimin e komunave në bazë të zonës së rrezikshmërisë.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Situata në të gjithë Ballkanin është mjaft kritike nga koronavirusi./ db/Abcnews.al