Rithemelimi kërkon futjen e Berishës në Grupin Parlamentar/ Nikolla: Bëhet vetëm me vendim të PD

schedule10:25 - 6 Qershor, 2024

schedule 10:25 - 6 Qershor, 2024

Rithemelimi ka kërkuar që Sali Berisha të jetë në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, por diçka e tillë është hedhur poshtë nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli.

Pretendimit të deputetit Edmond Spaho, Nikolla iu përgjigj duke thënë se Berisha është përjashtuar me vendim partie dhe vetëm me një vendim po të Partisë Demokratike, ai mund të rikthehet në Grupin Parlamentar.

Pjesë nga debati në Kuvend

Edmond Spaho: Ju nuk keni asnjë atribut që të ndërhyni në vendimet e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kushtetuta, rregullorja, vendimi i KQZ, vetëdeklarimi i deputetit, shkresa që ju ka ardhur nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, firmosur nga kryetari i saj, ju detyron juve të njoftoni që Sali Berisha është kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të PD. Unë nuk e kuptoj, çfarë keni ju me vendimet e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Është përgjegjësia jonë të pranojmë në grup, ku e gjeni ju të drejtën të merrni vendime në emrin tonë? Korrigjojeni, ma lexo rregulloren.

Lindita Nikolla: E përsëris. Nuk kam nevojë për argumenta më tepër. Ka një vendim partie për përjashtimin e Sali Berishës dhe futet me vendim partie në grup. Neni 116 më jep mua të gjitha atributet për interperetimet e rregullores dhe ky është interpretimi im dhe këtu e mbyllim këtë debat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!