Ritet e Sulltan Nevruzit/ Besimtarët gatuajnë byrekun me barishte, therret gjeli

schedule12:34 - 22 Mars, 2024

schedule 12:34 - 22 Mars, 2024

SHQIPËRI- Zonja Lule e nis ditën duke bërë pazaret e nevojshme për një drekë të bollshme dhe me gatimet e posaçme për këtë feste. Në shtëpinë e familjes Bano, dita e Sulltan Novruzit është shumë e rëndësishme. Familja me 6 anëtarë shpenzon një kohë të gjatë duke gatuar ushqimet tradicionale të kësaj feste.

“Po e bëra pazarin. Bleva spinaq, lëpjeta, hithra, 12 lloje bimësh, që të bëjmë byrekun e Sulltan Nevruzit. Nuk mungojnë kurrë, është kulaçi që e bëjmë me përshesh çdo vit. Gjelin që e therim. Bëjmë lakrorin me 12 bimët”, shtoi ajo.

Dita e Sulltan Novruzit shpesh ngatërrohet nga njerëzit me Ditën e Hashures. Mirëpo zonja Lule na tregon se në këtë ditë të shenjtë për ta, hashurja është e vetmja ëmbëlsirë që nuk gatuhet.

Një nga traditat kryesore të kësaj feste është edhe përgatitja e byrekut me lekë. Për të bërë byrekun zonja Lule ka ftuar mikeshën e saj, Kimeten, e cila tregon çfarë fshihet pas kësaj tradite.

Por edhe therja e gjelit për ta është një traditë më vete.

Lidhja shpirtërore e Lules me fenë bektashiane nuk ka qenë rastësore. Trashëgim ia ka lënë e gjyshja që kur feja ishte e ndaluar në Shqipëri, por lidhja është përforcuar pasi ajo dëshmon se nga besimi ka parë edhe mrekulli.

Gatimi i drekës përfundon dhe e gjithë familja mblidhet së bashku në tryezë. Duke shpresuar për më shumë shëndet e harmoni, trokasin gotat me shpresën se festa e ardhshme e Sulltan Novruzit, do t’i gjejë edhe më mirë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!