Rita Ora pritet në Prishtinë në koncertin e 10 vjetorit të Pavarësisë

schedule16:39 - 17 Shkurt, 2018

schedule 16:39 - 17 Shkurt, 2018

Ylli i muzikës pop Rita Ora pritet të ndezë Prishtinën në koncertin festiv për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në konferencën për shtyp ajo uroi në shqip pavarësinë dhe më pas mesazhi kryesor i këngëtares ishte përbashkimi.

 

Këngëtarja e famshme Rita Ora simbolin e ndërthurjes së duarve në formën e shqiponjës e ktheu në trend në shenjë kujtese prej nga vjen.

E këtë gjest e bën edhe në konferencën për shtyp, para koncertit për festimin e 10 vjetorit të pavarësisë në Prishtinë.

Ylli i muzikës pop Rita Ora, e nis fjalën e saj me urimin për pavarësinë në shqip, më pas kërkon edhe falje për shqipen e saj.

Ashtu siç pritet që sheshi të ndizet nga interpretimet e saj, ajo e premton këtë.

“Kam ardhur në Kosovë dhe sonte do ju jap shfaqjen më të mirë që kam bërë në ndonjë vend të botës,-tha Ora.

Mesazhi kryesor që jep në ditën e pavarësisë Rita Ora është përbashkimi.

“Ju keni një shans për të prezantuar veten e për t’u mbajtur mend përgjithmonë. Mesazhi im më i rëndësishëm është të qendrojmë të bashkuar.

“Bëni çfarë të mundni dhe të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për të prezantuar Kosovën kudo në botë. Unë jam shumë nervozë në fakt për koncertin sot, por gjëja më e rëndësishme është që njerëzit të argëtohen. Mendoj se sot duhet të shijojmë gjithçka. Jam nervoze por do bëj më të mirën time”.

Porosia që ka marrë nga i ati është, pasi është shpallur si një ambasadore e kulturës në Britani është kjo:

“Kur u bëra Ambasadore e vendit tim, i kam thënë babait tim se çfarë duhet të bëja. Dhe ai më tha: “Bëj atë që di të bësh më mirë. Bëhu krenare për vendin nga vjen”. Dhe unë gjithnjë do ta përmend Kosovën dhe vendin nga vi. Unë kuptoj shumë mirë shqip, por nuk flas perfekt. Është më mirë se asgjë. Kam shumë përgjegjësi si përfaqësuese e vendit tim”.

Me çlirësinë që meriton një konference për shtyp, një prej gazetarëve me humor i kërkon të martohet live.

“Uauuuuuu… Mund të them se, fillimisht mund të dalim bashkë”, iu përgjigj duke qeshur këngëtarja me famë botërore.

Ylli i kosovarëve do të përformojë sonte rreth orës 22:00 në sheshin “Skënderbeu” para qytetarëve të Kosovës, për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë nëPrishtinë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!