Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri la shumë të vdekur, qindra të plagosur e mijëra të pastrehë.
Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora kishte vendosur që familjes Sala t’ia ndërtonte shtëpinë.
Tani shtëpia është ndërtuar, dhe 6 anëtarët e familjës Sala u futën në shtëpinë e re.
Erion Veliaj përmes një postimi e dha lajmin e mirë, ku edhe e falënderoi Ritën për kontributin e saj.
E kjo e fundit, ia ri-postoi postimin e Veliajt, ku ai tha “Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!”.
“Shtëpia që e kam ndërtuar me ekipin tim, më në fund erdhi në jetë!! Faleminderit të gjithëve që ndihmuan ta bëjmë këtë realitet! #kosovoambassador”, ka shkruar Rita.
Rita në vitin 2015 është shpallur ambasadore nderi në Kosovë për shkak të punës së saj me UNICEF, nga ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga./abcnews.al