Ristani: Zgjedhjet e strukturave të reja të PD sipas ndryshimeve statutore

schedule15:26 - 7 Tetor, 2018

schedule 15:26 - 7 Tetor, 2018

Sipas afateve kohore të përcaktuara në statutin e Partisë Demokratike, por edhe bazuar në ndryshimet e bëra rishtazi në të, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, më 26 shtator urdhëroi krijimin e grupeve të punës për organizimin e zgjedhjeve në strukturat e Partisë. Se çfarë po ndodh aktualisht me këto struktura na sqaron në një intervistë Sekretari i Përgjithshemi PD-së Arben Ristani.

“Ka nisur puna e cila sipas urdhrit deri në mes të muajit do duhet të bëhen zgjedhjet për grupseksione dhe deri ne fund të muajit për seksionet. Pastaj fillon procedura me konferecat e degëve dhe kryesitë dhe kryetarët e degëve”.

Do të jetë kjo përbërje e re e Kuvendit Kombëtar të partisë Demokratike e cila do të votojë për Këshillin e ri

“Dhe më pas zgjedhjet në qendër për kryesinë dhe sekretariatet e PD”.

Proces ky i cili sipas sekretari të përgjithshëm të Partisë Demokratike Arben Ristani, nga aplikimi i parimit “një anëtar një votë” që në niel grupseksioni, deri tek kalimi i vendimeve në organet kolegjiale pritet të forcojë partinë dhe demokratizojë vendimmarrjen.

“Ne mendojmë që brenda PD do i bëj mirë kjo vendimmarrje e organeve kolegjiale, shtimi i kompetencave të tyre.

Zgjedhja një anëtar, një votë e kryetarit të grupseksioneve do zhdërvjellësojë grupseksionet, marrjen e përgjegjësive dhe duke ndjerë pushtet mendojmë se do menaxhojnë më mirë zonat e vogla të organizimit.

Ideja është që territori të menaxhohet më mirë dhe ai që e drejton të jetë zot i punës së vet dhe njëkohësisht të japë produkt”.

Janë kryesitë e degëve ato të cilat duhet të japin mendimin e tyre për kandidaturat për këshilltar bashkiak dhe më pas të merret mendimi për kandidaturat për kryetar të pushtetit lokal, zgjedhjet për të cilët janë vetëm 7 muaj larg, thekson Ristani.

“Në një sens normal do ishte që pasi të përfundonte ky proces të fillonte tjetri, por kemi menduar që paralelisht me zgjedhjet në parti të konsultohet për të zgjedhurit e ardhshëm të PD sa i përket menaxhimit të pushtetit lokal”.

Një udhëzim specifik i kryetarit të partisë Basha drejtuar jo vetëm krerëve të grupeve të punës të ngritura për zbatimin e këtij procesi, por edhe atyre të seksioneve dhe grupseksioneve.

“Për të mos lënë jashtë procesit të rintjë dhe të vjetrit. Aty ku unë drejtoj kam amrrë të gjithë drejtuesit e vjetër, deputetë, këshilltarë bashkiakë. Kemi bërë kujdes të thërrasim dhe të jemi bashkëpunëtorë që ka dhënë kontribut dhe do të japi kontribut”.

Ky proces i rifreskimit të strukturave të Partisë Demokratike vjen pas ndryshimeve në statutin e kësaj force politike të votuara në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve në Prill 2018. /abcnews.al