Risitë e tapetit të kuq në çmimet Oscar

schedule15:48 - 5 Mars, 2018

schedule 15:48 - 5 Mars, 2018

Si gjithmonë, zgjedhjet në veshjet e yjeve të kinematografisë ndërkombëtare në tapetin e kuq të çmimeve Oscar tërheqin vëmendjen. Aktorja 86-vjeçare, Rita Moreno, mori vlerësimin më të lartë pasi përdori të njëjtin fustan të vitit 1962.

Pritej të ishte një manifestim për të treguar edhe njëherë unitetin e femrave me veshjet e tyre te zeza për lëvizjen “MeToo”, që vepron kundër ngacmimeve seksuale. Por nuk ndodhi kështu, pasi kalimi në tapetin e kuq të emrave të njohur të kinematografisë ndërkombëtare nuk ishte në vetëm një ngjyrë.

Një nga momentet më kulminantë ishte mbërritja e 86-vjeçares Rita Moreno. Aktorja e mirënjohur, e cila është 1 nga 12 personat në të gjithë globin që kanë fituar një çmim “Emmy, Grammy, Oscar, dhe Tony”, bëri rikthimin e sajë në tapetin e kuq me të njëjtin fustan me të cilin pranoi çmimin Oscar në 1962 për filmin “West Side Story”. Fustani 56-vjeçar është prodhuar në Manila të Filipines.

Një tjetër person që tërhoqi vëmendjen ishte dhe medalisti olimpik Adam Rippon, që mbërriti në tapetin e kuq me një veshje të pazakontë. Së bashku me një kostum, ai mbante një parzmore të Jeremy Scott, e cila ishte ndoshta një reklamë për markën e “Fifty Shades”.

Në kalimin në tapetin e kuq pati edhe nuanca tradicionale. Tiffany Haddish mbante veshur një fustan të qëndisur të quajtur “zuria” me prejardhje nga Eritrea. Ndërkohë, vëmendjen e shumë personave tërhoqi dhe dyshja Timothee Chalamet dhe Armie Hammer të filmit “Call Me by Your Name”./abcnews.al