Kompania Lunaz nga Silverstone, Angli, është një kompani që merret me elektrifikimin e veturave klasike.
Lunaz deri tani ka prezantuar modelet elektrike klasike si Jaguar XK120, Bentley Continental dhe Rolls-Royce Phantom V, ndërsa tani ka zgjedhur Range Roverin.
Tashmë të gjitha makinat e kësaj marke do të çmontohen në pjesë më të vogla dhe pastaj fillon procesi i modifikimit dhe elektrifikimit.
Konsumatorët mund të zgjedhin modelet e ndryshme të modifikimit, duke përfshirë atë “Safari”, “Town” apo “Country”. Modelet “Town” kanë ulëset e pasme dhe janë të fokusuara në komoditetin e shoferit, si dhe janë në dispozicion me boshtin e rrotave më të gjatë e më të shkurtër. Ndërsa modelet “Country” do të jenë në dispozicion me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe amortizatorët e modifikuar.

Lunaz në fazën e parë planifikon të prodhojë vetëm 50 njësi të këtij Range Roveri legjendar dhe se çmimi për një njësi pritet të jetë rreth 270,000 euro.
l.k/abcnews.al

