Rishikohet me rritje ekonomia/ Pas Bankës Botërore edhe FMN pret që ekonomia të zgjerohet me 3.6%

schedule14:21 - 10 Tetor, 2023

schedule 14:21 - 10 Tetor, 2023

Ekonomia shqiptare do të ketë një rritje më lartë gjatë këtij viti.Fondi Monetar Ndërkombëtar në projeksionet e vjeshtës ka rritur pritshmëritë nga 2.2% në 3.6%.

Për vitin e ardhshëm FMN i qëndron vlerësimeve të pranverës, për një rritje prej 3.3% e cila do të përmirësohet në 3.5% deri në vitin 2028.

Projeksionet e reja të Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhen me ecurinë e sektorit të turizmit i cili gjatë këtij viti shënoi shifra rekord. Pritshmëritë janë që deri në fund të vitit Shqipëria do të presë rreth 10 milionë vizitorë të huaj.

Fondi Monetar Ndërkombëtar është institucioni i dytë financiar që rrit parashikiimet për ecurinë e ekonomisë shqiptare.

Vetëm pak ditë më parë ishte Banka Botërore e cila kishte pothuajse të njëjtat pritshëmri për ecurinë e ekonomisë shqiptare,Edhe vlerësimet e qeverisë shqiptare janë pozicionuar rreth këtij niveli.

Ekonomia shqiptare u rrit në rreth 3 % në tremujorin e parë dhe të dytë ndërsa pritet që të ketë një përshpejtim në muajt në vijim, e nxitur dhe nga ecuria e mirë e turizmit.

Sipas FMN rritja ekonomike globale do të jetë e moderuar edhe gjatë këtij viti për shkak të pasojave afatgjata të pandemisë COVID-19, luftës së Rusisë në Ukrainë, si dhe për shkak të efekteve të shtrëngimit të politikës monetare të nevojshme për të ulur inflacionin.

Sipas raportit,të Fondit Monetar Ndërkombëtar shumica e vendeve nuk ka gjasa të kthehen në inflacionin e synuar deri në vitin 2025./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!