Rishikohet buxheti për herë të katërt, shtohen fondet për shëndetësinë dhe zgjedhjet

schedule15:03 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 15:03 - 16 Dhjetor, 2020

Qeveria shqiptare ka shtuar një  shumë prej 673 milionë lekësh ose 5.4 milionë eurosh për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë që në datën 2 dhjetor me anë të një shkrese, KQZ i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë  që të sigurojë 17 milionë euro për identifikimin biometrik të votuesve, dhe 10 milionë euro të tjera për pilotimin e votimit dhe numërimti elektronik.

Sipas ministres së financave Anila Denaj ky është rishikimi i katërt që i bëhet buxhetit të këtij viti për shkak të krizës së ardhur nga pandemia. Ndërkohë qeveria ka parashikuar edhe një fond prej 8 milionë eurosh  në dispozicion të KQZ-së për të organizuar zgjedhjet e pranverës në buxhetin e 2021

Nga rishikimi i buxhetit për këtë vit ka pasur një shtesë fondesh prej 1.4 miliardë lekësh edhe për shëndetësinë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia si dhe një shtesë prej 3.4 miliardë lekësh për pensionistët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!