Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Riorganizimi i ministrive në Maqedoni të Veriut/ “Provokim”, Hyseni: Kërkojnë të dëmtojnë elektoratin shqiptar!

schedule16:25 - 17 Qershor, 2024

schedule 16:25 - 17 Qershor, 2024

Shqiptarët kanë marrë 6 ministritë më pak të rëndësishme në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Analisti nga Shkupi, Blerim Hyseni në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, u shpreh se shqiptarët janë në shënjestër nga VMRO, ndërsa shtoi se qëllimi është të dëmtohen shqiptarët.

Hyseni tha se ‘Ajo që duhet ti besohet një shqiptari në Maqedoninë e Veriut i besohet një serbi’. Ndër të tjera ai tha se BDI është përfaqësuesi i vërtetë i shqiptarëve.



Kjo manovër politike po bëhet me qëllim nënçmimin e elektoratit shqiptar. Qëllimi është denigrimi i dinjitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Duhet të besohet dinjitet i shqiptarëve. Iu dha koalicionit VLEN, ministritë me më pak peshë. I besohet marrëveshja e Ohrit ndërmjet dy komunitete, ndëkohë marrëveshja e Ohrit është për ndërprerjen e konfliktit të armatosur. Ajo që duhet ti besohet një shqiptari në Maqedoninë e Veriut, i besohet një serbi. Për mua ky është një provokim dhe nuk duhet që ky avaz që të vazhdojë më tutje. Vlen dhe Fronti Evropian do të duhej të uleshin së bashku dhe të nënshkruanin një deklaratë për kërkesat që  do të negociohej për qeverinë. Do mund të dilnin edhe kërkesa të tjera dhe kështu shqiptarët do ishin faktorë vendimtarë në formimin e qeverisë së re. Faktori ndërkombëtar nuk ka çfarë të reagojë, pasi votuesit e kanë dhënë kontributin e tij”, u shpreh analisti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!