Edhe pas rinumërimit të fletëve të votimit në 3 qendra votimi në Elbasan, me kërkesë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, rezultati për kryetarin e bashkisë mbetet i pandryshuar.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve deklaroi se rezultati pas rinumërimit të fletëve, ishte në përputhje me atë të dalë nga pajisjet elektronike.
“U rivlerësuan fletët fizike në QV 2373/1, QV 2481/1 dhe QV 2483/ 00, dhe nga rivlerësimi dhe rinumërimi i fletëve fizike për kryetarë bashkie, rezulton se ato përputhen plotësisht me rezultatin e transmetuar nga pajisjet elektronike në sistemin e KQZ-së”, u shpreh ndër të tjera anëtari i KAS-it, Ledio Braho.
Bashkia e Elbasanit u fitua nga kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja, i cili mori 36,122 vota.
Ndërkaq, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi arriti të sigurojë, 27,952 vota./abcnews.al