Doktori u kthye, jo dhe me aq energji. 4 ditë mungesë, i justifikoi me një grip të zakonshëm.
“Unë një ditë po pata problem shëndetësor, unë njoftoj publikun. Kisha një gjendje virale e cila kaloi pa asnjë ndërlikim të veçantë. Kjo është.”
Megjithatë, 4 ditë mungese janë 4 ditë pa konferencë. Por nuk mjaftuan që doktori te sajonte diccka të re.
“I punësuari Arkend Balla në këto kompani, siç e shihni, nuk është pra rastësisht deputeti më i votuar sepse është deputeti më investuar i klanit Troplini. Nesër do kemi lajm të veccantë”
Për herë të parë, doktori foli për rinumërimin e votave. Berisha nuk e ka prioritet, por thotë se u bëri qejfin kandidatëve të mërzitur.
“Nuk e kemi prioriteti, jo, jo dhe jo. Ajo ishte kërkesë e kandidatëve. Mendoj se kemi bërë gjënë më të mire. Smund te anashkalonim transparencën.”
Dhe kur nga selia blu shkelmohet topi, e pret gjyqtari i Berishës tek Fahrie Hoti.
“Rëndësi ka transparenca. Deri tani skemi parregullsi. Të dyja partive të mëdha po u hiqen vota. Jane gabime njerëzore ose emocionale subjektive të numëruesve.”
Me rinumërimin deri në mërzi, u mbars mali polli një mi. Por doktori gjithsesi, po fiton kohë, për të justifikuar veten dhe zgjedhjet.
“Vetë pak procesi po na vonon raporti për farsën, në tërësi është gati. Dmth po ndiqet kjo praktikë. 95% është gati është dërguar te institucionet e vëzhgimit, por pastaj do kompletohet e do dërgohet si libër”