Rinumërimi mbaroi, bashkë me të dhe koha e doktorit për të justifikuar humbjen me farsë.
Ashtu si Tirana e Fieri, edhe Durrësi provoi se Partia Demokratike kishte përfituar më shumë vota të padrejta si subjekt se çdo tjetër.
Por edhe rinumërimi i pjesshëm në Durrës nuk solli asnjë ndryshim në rezultat.
DURRËS
DIFERENCA PS-PD
PARA RINUMËRIMI PAS RINUMËRIMIT
25 050 VOTA 25 059 VOTA
I vetmi i pakënaqur nga ky proces mbeti kandidati Aulon Kalaja. Ai nuk ia doli ti marrë dot mandatin ish-prokurorit Arian Ndoja, por akuzat i drejtoi diku tjetër.
DURRËS
DIFERENCA ARIAN NDOJA- AULON KALAJA
PARA RINUMËRIMIT PAS RINUMËRIMIT
1047 VOTA 971 VOTA
“Thanë në fillim se do të rinumëronin 360 vota. Nga të cilat 290 brenda vendit. Tani del se kanë rinumëruar vetëm 154 brenda vendit. Unë do bëj kallëzim penal për KAS, dhe do kërkoj rinumërim të plotë për Durrësin. Ky s’ishte rinumërim”
KQZ sqaroi se nga 360 kutitë e rihapura, 185 ishin me materiale zgjedhore, kurse të tjerat me vota për tu rinumëruar.
Kurse fitorja e vetme e PD në Durrës ishte diaspora. Mes syve të komisionerëve demokratë, dhjetëra kamerave e vëzhguesve në Parkun Olimpik, i kishin hequr padrejtësisht 15 vota, kurse PS 4 me pak.
3 javë rinumërim, ia vlejtën për të prodhuar vetëm një lajm. Humbja e mandatit të Zegjine Caushit nga Gazment Bardhi. Një lajm që zgjati vetëm 5 orë, sepse Zegjineja jo për fajin e saj kësaj radhe ua prishi festën. Ajo do të jetë në parlament, sepse Maldrita Bardho i nxori blof duke dorëzuar mandatin.
Rinumërimi ishte risia e këtij procesi zgjedhor. Për herë të parë çdo kërkesë politike, me ose pa arsye, u plotësua. Cdo kuti u hap, cdo votë u vlerësua. Transparenca e proceseve zgjedhore ka qene e manget por 11 maji hapi nje praktike te re politike pozitive. por politikisht rinumërimi nuk prodhoi asgjë. Rezultati nuk ndryshoi. Përkundrazi rinumërimi thelloi dhe zyrtarizoi humbjen e thelle te Partisë Demokratike dhe personalisht te doktorit. Dikur ne 2009 socialistet nga opozita i thonin: hap kutitë ose largohu. Berisha as i hapi kutitë dhe as u largua. Rinumërimi i solli atij Karmen. Kutitë u hapen se i i kërkoi ai. Por çfarë doli prej tyre, i hoqën atij mundësinë e vetme për të mos u larguar. Për ABC News nga seli blu, Andon Kello