Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinumërim votave të pavlefshme/ Kërkesa e PS: Shenja të konsiderohet edhe kur ndodhet përbri kutisë së fletës

schedule15:07 - 20 Qershor, 2025

schedule 15:07 - 20 Qershor, 2025

Socialistët i kërkojnë KAS që gjatë procesit të rinumerimit të llogariten si vota të vlefshme edhe rastet kur shenja x ose + nuk është vendosur brenda kuadratit ne fletë, por përbri saj.

Sipas PS, kjo është provë e dallueshme se cilën preferencë ka patur votuesi, dhe e mjaftushme për tu toleruar si një gabim njerëzor.

Megjithatë, një kërkesë e tillë do të rivendostë sërish në lëvizje KAS, e të rishqyrtonte edhe një herë këto fletë votimi të cilat kanë sjellë rritjen e numrit të votave të pavlefshme.

Por në total, nga 100 mijë vota te rinumëruara ne Tirane, kanë dalë vetëm 161 vota të pavlefshme më shumë.

Pra kjo kerkese nuk ndryshon asgje si ne shifra, mandate apo rezultate përfundimtare, qoftë për subjektet, qoftë për kandidatët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!