Pep Guardiola ka një kërkesë për drejtuesit e Manchester City. Fernandinhos i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe trajneri spanjoll nuk dëshiron të humbasë shërbimet e tij.
Mesfushori defensiv është pjesë e “Cityzens” prej verës së vitit 2013, ndërsa këtë sezon numëron 22 ndeshje aktivizim. The Sun raporton se Guardiola po bën të pamundurën për të bindur drejtuesit e klubit për t’i ofruar kontratën e re 34-vjeçarit brazilian.
Trajneri i Cityt e cilëson Fernandinhon si pikë kyçe të skemave të tij dhe shpreson që lojtari të vijojë të jetë pjesë e kampionëve të Anglisë. PSG po monitoron situatën dhe është gati t’i ofrojë një fanellë titullari brazilianit. /abcnews.al