Kylian Mbappe mbyll kontratën aktuale me PSG në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi po bën maksimumin për të rinovuar me të, por duket se është çështje shumë e komplikuar.
Marca bën me dije se Kylian Mbappe i ka bërë me dije presidentit Al-Khelaifi se është i gatshëm të rinovojë, por ka një kusht thuajse të papranueshëm nga klubi.
Sulmuesi kërkon që në kontratën e tij të re të përfshihet një klauzolë, që e lejon të kalojë te Real Madrid. PSG ka refuzuar dhe kjo është pikërisht arsyeja që ende nuk ka zhvillime pozitive. /abcnews.al