Me një eksperiencë të madhe mbi supe dhe me një formë momentale fantastike, “shtylla” e mbrojtjes së Chelsea mendon se është ende herët për t’u larguar nga “blutë”.
Kontrat e 38-vjeçarit brazilian është gati të skadojë, por Silva ka pranuar se aktualisht është duke punuar me bordin e Chelsea për rinovimin e kontratës.
“Po flasim për rinovimin, gjithçka ndoshta do të ndodhë në ditët në vijim. Synimi im dhe i klubit është që të vazhdojmë së bashku. E di që klubi ka nevojë për mua për momentin. Ka një grup të rinjsh dhe me përvojën time mund të ndihmoj në këtë proces të rindërtimit të klubit. Jam i gatshëm ta bëj. E di që përgjegjësia ime është shumë e madhe”,- është shprehur veteran 38-vjeçar. /i.m /abcnews.al