Rinisja e punimeve për By Passin, protestë për detyrimet e papaguara

schedule16:20 - 9 Nëntor, 2018

schedule 16:20 - 9 Nëntor, 2018

Në një kohë që pritet të rinisin punimet për by passin e fierit, mbi 600 punonjës dhe 55 firma nënkontratkore jane ende të papaguar për punimet e deritanishme. Për këtë arsye përfaqësues të kompanive dhe punonjës protestuan në hyrje të gjurmës së By Passit duke bllokuar edhe rrugën Lushnje-Fier

U desh ndërhyrja e policisë që të hapej rruga por protestuesit thanë se nuk do të reshtin protestat deri sa qeveria shqiptare t’i japë zgjidhje problemit të pagesave të prapambetura.

Qeveria shqiptare u ka premtuar firmave nënkontraktore të kompanisë italiane që braktisi punimet, se nëpërmjet një VKM-je do të bëjë të mundur shlyerjen e të gjitha detyrimeve që italianët i lanë pa paguar. Por ky premtin nuk është zyrtarizuar ende ndërkohë që punimet për përfundimin e By Passit rinisin këto ditë. Për 7 muaj punime nga muaji korrik 2016 deri në janar 2017 serenisima ka lënë pa paguar punëtorët dhe firmat nënkontraktore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!