Rinisin fluturimet, TIA: Çfarë do të ndodhë me ata që e kanë prerë biletën për në Dubai

schedule13:46 - 8 Prill, 2021

schedule 13:46 - 8 Prill, 2021

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka njoftuar se fluturimet e programuara do të rinisin nga nesër.

Siç njoftoi edhe ministrja Belinda Balluku më herët, që sot do të  kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021.

Ndërkohë, pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, udhëtimin do ta kryejnë nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë.

Po ashtu, pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë janë njoftuar se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18.30 orë lokale. sb/abcnews.al/