“Unë, Mephisto” ngre siparin e shfaqjeve teatrale për vitin 2022
Regjisori i mirënjohurit Dino Mustafic me këtë pjesë sjell mesazhe për shpëtimin e shpirtit nga kompromisi. Për herë të parë në Shqipëri, flitet përmes artit për fenomenin “Mephisto” në skenën e teatrit eksperimental.
Ky produksion ndërballkanik është bazuar dhe inspiruar nga Goethe & Klaus Mann dhe nga eksperiencat individuale të çdokujt në shoqëri.
Ndërkohë që shfaqja “Koriolanit”, e planifikuar për këtë fundjavë do të shtyhet për në datat 13 – 14 – 15 – 16 janar për arsye shëndetësore të një prej aktorëve, pjesë e shfaqjes.
Vepra William Shakespeare, me regji të Altin Bashës, u mirëprit nga spektatori në shfaqjet e para.
Teatri i Operas dhe Baletit këtë sezon e nis me repertor shqiptar dedikim për kompozitorin e njohur Tish Daija, i cili ka shkruar në të gjitha gjinitë muzikore si: opera, balete, simfoni, vepra instrumentale e vokale, poema, këngë popullore e të lehta, këngë për fëmijë.
Ndërkohë që një dedikim special i kushtohet në një shfaqje edhe mjeshtrit të koreografisë Panajot Kanaçi.
Pak më e zbehtë duket situata në artet pamore, ku me mbylljen e Galerisë Kombëtare të Arteve për shkak të rikonstruksionit, hapësirat ekspozuese janë më të limituara një sallë në Muzeun Historik Kombëtar si dhe Galeria e Tiranës dhe ajo Fab. /abcnews.al/