Alvaro Morata ka rigjetur formën e tij më të mirë tek Atletico Madrid. Sulmuesi spanjoll kaloi një periudhë të vështirë te Chelsea, sidomos në aspektin psikologjik, por vuajtjet janë lënë pas krahëve.
27-vjeçari ka shënuar tre gola me ekipin dhe po aq me kombëtaren deri në këtë fazë të sezonit. Ai nuk është aktivizuar shumë gjatë vitit 2019, por rrjetat i ka tundur. Marca tregon edhe mesataren e minutave për gol të lojtarit.
Morata ka një mesatare prej një goli për 188 minuta aktivizim gjatë këtij viti kalendarik. Një mesatare fantastike, që ia kalon edhe Antoine Griezmann gjatë këtij viti. Francezi u largua në verë drejt Barcelonës, ndërsa kishte shënuar një gol çdo 218 minuta.
Sulmuesi spanjoll i Atleticos u fut në histori edhe si futbollisti i vetëm që shënon gol në Champions League me të dy klubet e Madridit, Atleticon dhe Realin. /abcnews.al