Mbi 800 ushtarë të FSK-së kanë realizuar në poligon portretin e Adem Jashari.
Ministria e mbrojtjes në prishtinë ka njoftuar se ishin gjithsej 820 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar portretin e Komandantit Legjendar.
Projekti është ideuar nga piktori i njohur kosovar, Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri Vesel Raci.
“Marshojmë pas teje Komandant,
Të pandalshëm,
Të pathyeshëm,
Triumfues
Përjetësisht,
Dje, sot, nesër,
Në shpirt- fryma juaj,
Në trup- forca juaj,
Në mendje- vizioni juaj.
Përjetësisht,
Adem Jashari,
Emblema dhe Flamuri ynë!”, është shkruar në faqen zyrtare të minstrisë në Facebook, ku është publikuar edhe video.
Kjo është bërë në prag të Epopesë së UÇK’së dhe 5 Marsit-Ditës së Kazermës “Adem Jashari.