Rindërtohet skema 3D, si u ekzekutua shqiptari me 4 plumba në Brazil

schedule23:22 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 23:22 - 2 Dhjetor, 2020

Ekzekutimi mafioz i shqiptarit Ilir Zelka në Brazil është i mbuluar me mister mbi autorët dhe motivet. Mediat braziliane kanë rindërtuar skemën e vrasjes së 47-vjeçarit São Paulo në një restorant ku po konsumonte mëngjesin, ndërsa prej më shumë se dy javësh qëndronte në një hotel luksoz.

Autoritetet braziliane theksojnë se shqiptari u qëllua 4 herë me armë zjarri në një nga lagjet më të pasura në qytet. Kamerat e kapën autorin, por identifikimi do të jetë i vështirë pasi kishte kokore. Disa orë pas ngjarjes u gjet i braktisur motori që përdori për vrasjen.

Mediat kanë rindërtuar skemën e vrasjes, ku një burrë i afrohet restorantit dhe qëllon në drejtim të shqiptarit 4 herë. Zelka ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që mori.

Ilir Zelka ka qenë pronar i një biznesi në Çeki. Ai kishte hequr dorë si ortak që prej datës 9 Mars por kompania mban ende emrin e tij./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!