Rindërtimi pas tërmetit, Rama me ministrin Ahmetaj në Thumanë: Duhet të përfundojmë shtëpitë brenda vitit

schedule14:56 - 8 Prill, 2020

schedule 14:56 - 8 Prill, 2020

Ditën e sotme, kryeministi Edi Rama, së bashku me ministrin për Rindërtim, Arben Ahmetaj ishin në Thumanë, në zonën ku po bëhen shembjet e banesave të shkatërruara nga tërmeti e ku do të bëhen ndërtimet e reja.

Rama garantoi se së paku shtëpitë individuale duhet të përfundojnë brenda vitit, me gjithë vështirësinë e madhe, prej situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qira, do t’i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë derën, do të përmbushim këtë kryedetyrë njerëzore të këtij viti të jashtëzakonshëm”, tha Rama.

Më tej shtoi:

“Duhet të bëjmë çmos që ta çojmë drejt Vitit te Ri me sukses, tani nuk i bëjmë dot të gjitha, por ata që kanë shtëpi individuale, duhet të bëjmë çmos. Me tre turne, me katër turne nuk e di tani si do bëhet, por duhet që së paku shtëpitë individuale t’i mbyllim”, tha ai./abcnews.al