Rindërtimi në Shijak, Rama: Krenarë që kthyem fatkeqësinë në një mundësi të re për qytetarët

schedule12:23 - 7 Nëntor, 2022

schedule 12:23 - 7 Nëntor, 2022

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në hedhjen e shortit për apartamentet e reja në Shijak, ku brenda nëntorit do të akomodohen edhe 637 familje të tjera.

Rama shprehu besimin se të gjitha familjet e reja do të jenë në një lagje që s’mund ta imagjinonin deri në pranverë.

Rama: Ne arritëm që një fatkeqësi të madhe ta kthejmë në një mundësi të re për njerëzit. Sigurisht që ndjejmë një dhimbe të thelle për ata që humbën jetën dhe për familjet e tyre. Por ama për mijëra familje të tjera ndihemi krenarë që ia dolëm dhe po ia dalim përditë që t’i strehojmë.

Kreu i qeverisë gjithashtu njoftoi se në këto hapësira do të jenë të vendosura edhe njësitë e shërbimit publik. Do të ketë edhe hapësira për pasditen e të rinjve e fëmijëve, qendër për të moshuarit dhe qendër për të rinjtë.

Rama: Do të jetë një lagje e re dhe me jetë.

Në përfundim, Rama theksoi se shtëpitë do të jepen me short që të mos ketë hatërmbetje mes qytetarëve që do t’i përfitojnë.

/Abcnews.al/