Rindërtimi, banorët e Kombinatit peticion Ramës

schedule16:34 - 26 Mars, 2022

schedule 16:34 - 26 Mars, 2022

Banorët e lagjes së Kombinatit në kryeqytet kanë protestuar paraditen e së shtunës për shembjen e banesave të tyre.

Ata kanë firmosur një peticion ku I kërkojnë kryeministrit Edi Rama dhe kyebashkiakut Erion Veliaj të rishikojnë projektin për ndërtimin e pallateve të reja që të rindërtohen në të njëjtin vend.

Disa prej tyre kërkojnë që të mos shemben banesat e tyre. Qytetarët paralajmëruan që do të dalin sërish në protestë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!