Rinasi: Kushtet për të udhëtuar në Itali dhe Greqi

schedule16:00 - 20 Gusht, 2021

schedule 16:00 - 20 Gusht, 2021

Tirana International Airport ju kujton të gjithë qytetarëve që duan që të udhëtojnë drejt Greqisë dhe Italisë se është i detyrueshëm që të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot. Por jo vetëm kaq.

Gjithashtu për të udhëtuar drejt Italisë duhet të paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar. Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere: Test COVID, ose një dëshmi që personi e ka kaluar ose certifikata e vaksinimit.

Njoftimi i plotë nga TIA
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë dhe Greqisë, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.

Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.

Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/

Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:

– Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.

Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

1. Test COVID, ose
2. Një dëshmi që personi e ka kaluar ose
3. çertifikata e vaksininimit

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.

Faleminderit për mirëkuptimin

Tirana International Airport

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!