Rinas, siguri për turistët/ Ministri Hoxha: Masa në prag të sezonit veror

schedule14:53 - 9 Prill, 2025

schedule 14:53 - 9 Prill, 2025

Në prag të nisjes së sezonit të ri turistik, Policia Kufitare ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha së bashku me përfaqësues të Policisë Kufitare, gjatë një inspektimi në ambietnet e aerportit të Rinasit tha se synohet që edhe gjatë këtij sezoni të mos shënohet asnjë incident në pikat kufitare për turistët.

“Shqipëria po përjeton një bum turistik. Vitin e kaluar u regjistruan mbi 12 milion turistë dhe gjatë gjithë sezonit veror nuk u shënua asnjë incident penal ndaj tyre. Ky është një tregues i standardeve të sigurisë që ne kemi ndërtuar dhe që po i përmirësojmë vazhdimisht,” u shpreh Hoxha.

Drejtoresha e policisë kufitare për Tiranën, Silvana Sulaj, tha se në Rinas janë shtuar 100 efektivë të tjerë.

“Kemi shtuar me rreth 100 efektivë Policinë Kufitare në Rinas. Janë intensifikuar kontrollet kufitare dhe vetëm në tremujorin e parë të këtij viti është shënuar një rritje prej 10% në numrin e pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Më shumë se 50% e pasagjerëve të pranuar kanë qenë të huaj”

Ndërkohë Këshilli I Ministrave ka miratuar edhe një listë me 5 vende, si Arabia Saudite, Katari, Omani, Tajladna dhe Indonezia, ku shtetasit e të cilave do të hyjnë pa vizë për motive turistike në Shqipëri nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025: Arabi Saudite, Katar, Oman, Tajlandë, Indonezi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!