Fluturimet e programuara nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit janë nisur në orar gjatë së shtunës.Në faqen zyrtare të aeroportit konstatohet se nuk ka vonesa apo status të pacaktuar për linja të ndryshme. Si mbërritjet edhe nisjet kanë qenë në orarin e përcaktuar.Shqipëria nuk u prek nga kaosi i krijuar në botë për shkak të rënies së sistemit të Microsoft.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaroi se aeroporti i Tiranës ka një sistem të dyfishtë operimi dhe për këtë nuk u prek nga kriza por kjo nuk përjashtoi mundësinë e vonesave në fluturime sidomos për ato që vijnë nga shtete të tjera.
Problemi teknologjik i Microsoft shkaktoi ndërprerje të funksionimit të sistemeve kompjuterike, në nivel global, duke prekur shërbimin e sistemit të check-in dhe rezervimit, në disa aeroporte ndërkombëtare, por nuk preku Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Edhe në shtetet e prekura masivisht nga rënia e sistemit të Microsoft duket se shërbimet e linjave ajrore kanë filluar të kthehen në normalitet pas anulimit të mijëra fluturimeve .Bizneset, bankat, spitalet dhe linjat ajrore ishin ndër më të goditurat pasi firma e sigurisë kibernetike Croëdstrike lëshoi një përditësim të gabuar të softuerit që preku Microsoft Windows./abcnews.al