Rimartohen pas 10 vitesh, çifti shqiptar pëson ndryshimin drastik në pamje

schedule10:25 - 26 Maj, 2023

schedule 10:25 - 26 Maj, 2023

Igra Rapollari është një instruktore palestre, e cila është rimartuar me bashkëshortin e saj pas 10 vitesh. Çifti kanë pasur një transformimi fizik shumë të dukshëm, pasi kanë bërë trup me muskuj dhe forma perfekte në ndryshim me një dekad më parë.  E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Igra ka rrëfyer të gjithë historinë e njohjes dhe deri ndryshimi drastik në pamje.

“U martova pas 10 vitesh me të njëjtin burrë sërish. Ne jemi njohur në vitin 2009, në vitin 2013 pastaj jemi martuar. Ne jemi njohur në palestër. Unë kisha palestrën time që e ushtroja, aty erdhi si klient, u njohëm, u dashuruam dhe kështu.

Ishte një njeri shumë pozitiv, më ndihmonte shumë nga të gjitha anët. Edhe në palestër sillej shumë mirë, kishte edukatën. Eraldi ishte shumë pozitiv. Në fillim kemi qene shokë, pastaj duke dal për kafe, duke u njohur më tepër. Ashtu më bëri për vete, e bëra për vete dhe ndodhi kjo që jemi tani.

Unë nuk kam parë kurrë trupin, kam parë mbi të gjitha njeriun. Trupi bëhet, ndërsa njeriu nuk ndryshon. Nuk jam lodhur për ta bindur të bëjë trup, ai e kishte shumë qejf palestrën, përderisa erdhi dhe ne u njohëm në palestër. Ndryshim ka qene pastaj ai që thonë, se thonë: ‘Mami-gruaja të ndryshon’’, tregoi Irga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!