Rilindja e Spitalit të Kavajës/ Rama: Ofron shërbime shëndetësore për rreth 100 mijë banorë

schedule18:45 - 11 Mars, 2025

schedule 18:45 - 11 Mars, 2025

KAVAJË- Kryeministri i vendit, Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizituan nga afër Qendrën Spitalore Rajonale në Kavajë, e cila tani ofron shërbime shëndetësore për rreth 100,000 banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth.

Kryeministri u shpreh se në këtë strukturë spitalore është hapur Klinika e Rehabilitimit për pacientët me sëmundje kronike pulmonare si dhe shërbimi i reanimacionit me aparatura moderne.

“Për herë të parë në këtë strukturë spitalore është hapur Klinika e Rehabilitimit për pacientët me sëmundje kronike pulmonare si dhe pas 6 vitesh, edhe shërbimi i Reanimacionit i pajisur me aparatura të reja”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!