Rilindja e Ndre Mjedës/ Kulli: Poema lirike të pabotuara dhe analiza nga bashkëkohësit

schedule10:30 - 7 Shkurt, 2024

schedule 10:30 - 7 Shkurt, 2024

Pas 40 vitesh, studiuesi Frano Kulli ka risjell për të gjithë lexuesit, veprën e të madhit Ndre Mjeda. Ai ka zbuluar risitë e këtij botimi, të cilat përbëjnë një ngjarje sa historike dhe letrare.

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate”, studiuesi i ka rrëfyer këto risi, duke i bërë dhe më interesante për lexuesit.

“Padyshim risia e parë, është ajo që ne e cekëm dhe në fillim, lënda poetike vjen në origjinalin e vetë. Është e gjitha e publikuar deri në vitin ’44, kur nuk ishte marrë nëpër duart e personave që merreshin me sistemin e ri që ishte vendosur në kohën e diktaturës. Kjo është risia e parë dhe lënda është autentike.

Risia e dytë është kjo që lidhet me sinkronizimin e elementëve të tjerë plotësues, duke filluar te ajo skica e Koliqit, te Fishta, analiza e tij për Juvenilian dhe në fund një analizë e cila botohet në vitet ’41-’42 në revistat e kohës në Tiranë dhe në Shkodër prej Kol Ashtës, i cili ishte një student i sapolaureuar në Romë, ishte 20 e ca vjeçar. Por vlen të kujtojë dhe një shtysë tjetër që ne na çon te Kol Ashta. Ai në vitin 1955 harton fjalorin e veprës së Mjedës, është një fjalor 71 fjalë”, u shpreh Kulli./abcnews.al