Rikthimi te Barcelona: Neymar pakt sekret me PSG, e zbulojnë në Spanjë

schedule13:58 - 5 Korrik, 2020

schedule 13:58 - 5 Korrik, 2020

E ardhmja e Neymar shoqërohet prej kohësh nga një paqartësi e madhe. Ylli brazilian dëshiron të rikthehet te Barcelona, klub në të cilin kaloi vitet më të bukura të karrierës (2013-2017).

Mediet spanjolle, konkretisht AS dhe Sport.es, zbulojnë paktin që ka bërë sulmuesi me drejtuesit e PSG. Nëse katalanasit vijnë me një ofertë zyrtare, kampionët e Francës nuk do e pengojnë largimin e 28-vjeçarit.

Ky i fundit ka premtuar se do të japë gjithçka në Champions League këtë sezon. PSG është kualifikuar në çerekfinale dhe do të luftojë për të fituar për herë të parë në histori kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Më pas mund të rikthehet në “Camp Nou”. Francezët kërkojnë 170 milion euro për ta lënë të lirë, shumë që mund të ulet nëse klubi iberik përfshin Antoine Griezmann ose Ousmane Dembele në operacion. /abcnews.al