Rikthimi në punë/ Stresi pas pushimeve, psikologët: Fokus tek e tashmja!

schedule16:11 - 4 Janar, 2024

schedule 16:11 - 4 Janar, 2024

Fundviti është periudha më e shumëpritur për të gjithë. Festat sjellin gëzim, por magjia e tyre mbaron shpejt dhe rikthimi në normalitet pas disa ditëve pushim nuk është e lehtë.

Në shumë raste kthimi në punë shihet si sfidë dhe shoqërohet me stres. Për sociologët këto përjetime janë normale.

“periudhë pushimi të jep një relaks të menjëhershëm. E kemi dëgjuar që sa bie qetësia, bie trupi”.

Psikologia Denada Toçe thotë se për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë duhet të ndryshojë mentaliteti dhe të fokusohemi më shumë tek e tashmja dhe puna që bëjmë.

“Njeriu duhet të vazhdojë të bëjë mirë atë që ka bërë mirë. Presioni shumë i madh për ti thënë vetës së çfarë duhet të bësh. Mos mendojmë çfarë do bëjmë gjatë gjithë vitit, por çfarë do bëjmë sot për sot. Është mirë të fokusohemi tek e tashmja, që të ndihmon të jesh me këmbë në tokë”, u shpreh Denada Toçe.

Ndryshe nga stresi i atyre që rikthehen në punë, të moshuarit pas periudhës së festave kanë të tjera përjetime.

“Ne kemi edhe fenomenin e emigracionit që vijnë fëmijët, nipërit, mbesat, krijohet një dinamikë me çaste lumturie, ndjehesh që je pjesë e një familje të madhe dhe papritur ata ikin prapë dhe krijohet sindroma e folesë bosh”, tha ajo.

Psikologia këshillon gjithashtu prindërit që në këtë periudhë pushimesh t’i mbajnë fëmijët të angazhuar, që të mos iu mungojë aktiviteti që kishin në shkollë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!