Temperatura shumë e lartë dhe rezistente ndaj ilaçeve është simptoma dalluese e pacientëve që i drejtohen spital it Covid-3. Mjekja infeksioniste Migena Qato thotë për ABC se sa më e lartë të jetë temperatura, aq më të theksuara janë dhe shqetësimet e tjera.
“Në fakt temperatura e lartë ishte simptoma kryesore tek këta pacientë që spikati që në nisje të rritjes së trendit. Është temperaturë e lartë, dhe relativisht rezistente ndaj antipiretikëve. Kështu pacientët ndjejnë edhe më shumë lodhje, gjykuar nga temperaturat e larta të ambientit tani. Pra le të themi mosmenaxhimi normal me antipiretikët e zakonshëm që kemi I ka bërë të kërkojnë ndihmë. Sigurisht temperature e lartë tërheq me vete edhe simptomatikën tjetër. Temperature ashtu sikurse është e lartë dhe rezistente, ashtu dhe simptomatika që ndjek më pas temperaturën, është edhe ajo më e spikatur në krahasim me rastet që kemi patur më përpara.”
Në spital ka ende pacientë që paraqiten me vonesë. Mjekimet e gabuara dhe refuzimi për të shkuar te mjeku ndikon në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore.
“Ka ende pacientë të cilët edhe pse e dinë që janë të sëmurë me covid,preferojnë që trajtimin ta vazhdojnë ambulator. Dhe a ka pasur pacientë që kanë paraqitur më pas komplikacione? Po patjetër, I janë drejtuar më pas urgjencës tonë, janë konfirmuar pozitiv, dhe janë shtruar më pas tek ne. Kanë vazhduar më pas trajtimin këtu tek neve. Përjashtuar atyre personave që e kanë refuzuar shtrimin në spital.”
Mjekja Qato tregon se cila janë simptomatikat e pacientëve që kanë humbur jetën këtë periudhe.
“Pacientët që janë paraqitur tek ne në forma të rënda, dhe më pas kanë pasur si përfundim fatalitetin, janë paraqitur në forma të rënda të covidit, njësoj siç kemi parë edhe më herët.Pra nuk kanë patur asnjë ndryshim nga covidi i mëparshëm. Është ajo tabloja tipike klinike, që ne na tremb shumë. Pacienti në momentin e parë që vjen tek ne kërkon ndihmë për insufiçencë respiratore, dhe është ajo që na e komplikon situatën.”
Në spitalin Covid-3 ka të shtruar pacientë nga të gjithë grupmoshat, duke filluar që nga 20-vjeçarët. Tek të rinjtë mbizotëron temperatura shumë e lartë, lodhja trupore, dhe anoreksia. Gjatë 24 orëve në spital shtrohen rreth 8 pacientë. /abcnews.al/