Rikthimi i Trump dhe zhurma në Tiranë/ Frrok Çupi: Shpresa e Berishës për heqjen e non gratës, absurditet!

schedule19:28 - 7 Nëntor, 2024

schedule 19:28 - 7 Nëntor, 2024

Analisti Frrok Çupi në një intervistë në “Edicioni Qendror” në ABC News foli për fitoren e Donald Trump përballë Kamala Harris në garën presidenciale në SHBA.

Çupi foli edhe për ndikimin e tij që pritet të ketë në Shqipëri. Ai theksoi se shpresa e ish-kryeministrit Sali Berisha për heqjen e non gratës, tani me ardhjen e Donald Trump është thjeshtë një absurditet.

Më tej Çupi nënvizoi se reforma në drejtësi ka nisur në kohën kur Trump mori mandatin.

“Mendoj se presidenti i SHBA-ve edhe pse me “bubullima” të mëdha fjalësh erdhi për t’u bërë presidenti i SHBA dhe jo i vetes së tij. Pra përderisa është zgjedhur në mënyrë kaq të fuqishme e kanë dashur. SHBA kishte nevojë për këtë ndryshim. Zgjedhësit në Amerikë kanë provuar një situatë pa Trump, e kanë dëbuar nga pushteti dhe kanë kuptuar se e kishin dëbuar para kohë. Ai vjen tani për të gjithë sloganet që ka lënë në rrugë. Nëse është i suksesshëm në punë, mund të realizojë gjërat e mira që ka lënë në të kaluarën. Emigracioni ishte gjithashtu në pikëpyetje. Tani është një president që ka ngjallur edhe shpresë dhe frikë. Ndërsa për non gratën po i dëgjojmë komentet. Por kjo është një marrëzi një absurd që po tentove t’i japësh përgjigje bie në këtë absurd. Por është një perceptim i dëshpëruar i tyre që të dy këta njerëz që trumbetojnë që Trump do na shpëtojë. Nëse do të nxjerrë të burgosurit e Shqipërisë, duhet të nxjerrë të gjithë të burgosurit e botës. Të mos harrojmë se janë të burgosur për aktet dhe krimet që kanë kryer dhe jo për arsye të Amerikës. Ata janë subjektet të drejtësisë, dhe reforma e drejtësisë ka nisur në 2016 sapo Donald Trump ka shkelur në Shtëpinë e Bardhë. Por duhet të mbajmë mend që SHBA si edhe Gjermania, por sidomos SHBA si shtet i demokracisë, nuk mund të mendohet se i bën politikat sipas personave që vijnë. Politikat për aleatët, për ligjin e drejtësinë nuk kanë ndryshuar dhe nuk do të ndryshojnë”, tha më tej analisti Çupi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!