“Rikthimi i tifozëve prioriteti i madh, humbasim 700 milion paund pa ta”

schedule10:56 - 10 Shtator, 2020

schedule 10:56 - 10 Shtator, 2020

Të shtunën nis sezoni 2020/2021 në Premier League. Ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë, teksa drejtuesit e futbollit ishullor po merren me rikthimin e tifozëve në shkallë.

Richard Masters, shefi ekzekutiv i Premier League, flet hapur rreth ndeshjeve pa tifozë në një prononcim për BBC, aty ku thekson se mungesa e tyre ka një faturë të majme ekonomike.

Rikthimi i tifozëve në stadiume është prioriteti ynë absolut. Nuk mund të ecim përpara gjithmonë me dyer të mbyllura. Një situatë e tillë në kushton shumë edhe në aspektin financiar. Mungesa e publikut do të sillte një humbje prej 700 milion paundësh“, deklaron Masters. /abcnews.al