20 qershori do të rikthejë duelet e Serie A dhe sfidat do të luhen pa praninë e publikut. Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka bërë një propozim në takimin e fundit të Ligës së Futbollit Italian.
“Pse të mos lejojmë një prani të vogël të tifozëve në stadium?“, ka shtruar pyetjen Agnelli. La Stampa raporton se klubet e Serie A po punojnë në këtë aspekt dhe po përgatisin një plan për t’ia dorëzuar qeverisë për rikthimin gradual të tifozëve në stadiume.
Në fillim mendohet të mbushen stadiumet me 10-25% të kapacitet të tyre, duke filluar nga mesi i muajit korrik. Kjo është dëshira e madhe, por objektivi real mbetet për sezonin e ardhshëm, që shpresohet të nisë me tifozë në shkallë. /abcnews.al