TIRANË- Juristi I njohur Rezart Kthupi thotë se Partia Demokratike nuk mund të “ngjallet” për sa kohë aty qëndron Sali Berisha.
Ai theksoi në “Ora e Fundit në ABC News, se me daljen e Salianjit nga burgu është krijuar përshtypja se do ketë një betejë brenda PD.
Por megjithatë, Kthupi shprehet se nuk shikon ndonjë surprizë që mund të rrezikonte Sali Berishën.
“Nuk e shikoj këtë mundësisë e rrezikut jo, ajo që mund të ndodhë, mund të nisë një betejë të brendshme për pasuesit e Berishës, por drejtpërdrejte Sali Berishën jo. Ai është njeriu jo vetëm më i fortë në PD, por Sali Berisha është vetë PD. Mund të jetë betejë e brendshme, përshtypjet e para janë një betejë që edhe vetë Berisha po e stimulon ose po e dëshiron dhe në fund të ditës mund të këtë një interesit ë ligjshëm që kjo betejë të ndodhi. Do t’i jepet mundësinë që hiqte fokusin nga problemet që ka PD si parti”, tha ai.
Ai theksoi se për të përmirësuar Partinë Demokratike duhet të fillojnë lëvizjet, që shkojnë përtej Sali Berishës, i cili sipas tij e mban në kontroll absolut këtë parti.
“Këtu lind pyetja: a mund të përmirësohet PD për sa kohë aty vazhdon të jetë Sali Berisha. Besoj që jo.Për të përmirësuar PD duhet filluar nga një lëvizje e vetme, që është përtej Sali Berishës”, theksoi ai.

