Rikthimi i Rusisë në marrëveshje jep efekt të menjëhershëm, bie çmimi i grurit

schedule18:28 - 2 Nëntor, 2022

schedule 18:28 - 2 Nëntor, 2022

Çmimet e grurit, të cilat ishin rritur në fillim të javës, filluan të pësojnë një rënie  sot pasi Rusia tha se po i rikthehej marrëveshjes së Korridorit të Sigurt të Grurit të Detit të Zi, pavarësisht dyshimeve nëse do të respektonte angazhimet e saj.

Më herët gjatë ditës së sotme, Rusia njoftoi se kishte marrë garanci me shkrim nga Ukraina për të çmilitarizuar korridorin detar të përdorur për eksportin e ushqimit dhe për këtë arsye ra dakord të kthehej në marrëveshje. Megjithatë, disa orë më vonë, presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska rezervon të drejtën e saj për t’u tërhequr nga marrëveshja në rast të shkeljes së garancive nga Ukraina.

Pavarësisht këtij paralajmërimi, gruri ra në 340,50 euro për ton rreth orës 15:30 në Euronext, me një rënie prej 4,8% nga mbyllja e djeshme. Çmimi i sojës ra në 657 euro për ton (-2%) dhe i misrit në 332.75 euro për ton (-1.5%).

Menjëherë pas hapjes në bursën e Çikagos, çmimi i grurit SRË ra në 8,43 dollarë për buhel (rreth 20 kilogramë), duke rënë 6,59%. Misri ra në 6,835 dollarë (-2,04%) dhe soja në 14,28 dollarë (-0,54%). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!